Pal Lekaj: Isa e Hashimi kane me shkue. Kosova i perket popullit!

liverrokum

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikue ashpër Qeverinë e Kosovës, në protestën e organizueme nga subjektet opozitare, AAK dhe Nisma.

Lekaj para qinda protestuesve, në sheshin “Skenderbeu”, tha se pushtetarët po i humbasin shpresën qytetarëve.

“Në sheshin e heroit tonë kombëtar, “Skënderbeu” ashtu siç ishim mbledh në protesta e kalueme për me i kundërshtue dy marrëveshjet dhe për ta ndal të keqen e këtij vendit.

Vullneti juaj nuk ka të ndalun. Këtë e keni deshmue dhe po e deshmoni edhe sot me prezencën aq të madhe.

Përkrahësit e Asociacionit dhe Demarkacionit, këta pushtetarë që janë në këtë ndërtesë, asnjiherë nuk e deshmuen se janë në gjendje për Kosovën por vetëm në dam të saj.

Çka asht ma e randësishmja, këta pushtetarë çdo ditë e ma shumë po ja humbin shpresat qytetarëve të Kosovës.

Kosova do të jetë e sigurt drejt t’ardhmes së saj, vendi ynë do ta kthejë shpresën. Isa dhe Hashimi do të shkojnë, Kosova do ti përket popullit të saj.