Pala serbe kishte fletëarrest për arrestimin e Nehat Thaçit!

Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi asht arrestue mbramë mbas orës 00:00 në hymje të Serbisë nga autoritetet serbe, më saktësisht te vendi i quejtun “Dheu i Bardhë”.

Policia e Kosovës në sqarimin për media tha se Thaçi u arrestue derisa po shkonte tranzit nëpër Serbi drejt shteteve perëndimore për disa punë të tij private.

E zyrtarët e stacionit policor të Bujanocit thanë për Indeksonline se në bazë të informatave jozyrtare, Nehat Thaçi u arrestue me nji fletëarrest të lëshuem kohë ma parë ndaj tij.

Zyrtarët thanë se për detaje ma të hollësishme kanë me tregue ma vonë, mbasi të dalin me nji deklaratë.

Kujtojmë se pala kosovare po kerkon sqarim nga autoritetet serbe se pse e kanë arrestue drejtorin Thaçi, e për këtë kanë kërkue edhe ndihmën e autoriteteve të EULEX.