Palestina pranohet n’Interpol

Shteti palestinez u ba pjesë e Interpolit, mbasi mori përkrahjen e 75 anëtarëve të asamblesë së kësaj organizate.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare e mbajtun në Pekin, votoi sot për aplikimin e Palestinës, e të cilën gja e kundërshtonte ashpër Izraeli.

Nga 133 sa janë në tanësi anëtarë të Asamblesë, 75 votuen pro anëtarësimit të Palestinës, ndërkohë që kundër ishin 24 shtete dhe 34 të tjera abstenuen.

Lajmin për anëtarësimin e Palestinës e ka ba vetë Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Aty tregohet se përveç Palestinës, pjesë e Interpolit kanë me qenë edhe Ishujt Solomon.