Palestinë: Nji kishë thërret ezanin në mbështetje të myslimanëve (video)

Kishat në Palestinë kanë thirrë ezanin për me kallxue mbështetjen e tyne ndaj myslimanëve mbas vendimit të Izraelit për me ndalie thirrjen e ezanit në xhamia në Jerusalemin e pushtuem.

Mbas vendimit të pajustifikuem të autoriteteve izraelite për me ndalue thirrjen e ezanit në Jerusalemin e pushtuem, banorët myslimanë të qytetit e kanë thirrë ezanin nga kulmet e shtëpive të tyne.

Videot me thirrjen e ezanit kanë marrë dhenë në mediat sociale dhe janë shpërnda në të katër anët e botës, tue nxitë përkrahje për formën e reagimit të palestinezëve.

Por, i papritun ka qenë reagimi i nji kishe të krishtenë në Jerusalem: tue e dënue vendimin e pajustifikueshëm të Izraelit, kisha ka vendosë që me thirrë ezanin për me kallxue mbështetjen e saj për të drejtat e myslimanëve për me shprehë lirshëm besimin e tyne.

Gjesti i jashtëzakonshëm i kishës ka tërheqë admirimin e myslimanëve në të katër anët e botës. Kjo asht pa si nji vlerë që prej shekujsh i karakterizon marrëdhaniet midis myslimanëve dhe të krishtenëve në Palestinë, të cilët gjithmonë kanë kallxue solidarizim me njani-tjetrin.