Palestinezi 14 vjeçar denohet me 12 vjet burg në Izrael

Nji gjykatë në Izrael e ka dënue nji palestinez 14 vjeçar me 12 vjet burg, nën akuzat për rolin që ka luejt në sulmin me thikë, në të cilin u plagosen dy izraelitë, në Tetor të vitit të kaluem.

Djaloshi, i quejtun nga zyrtarët palestinezë si Ahmed Manasra, e kreu sulmin në nji vendbanim izraelit në veri të Jerusalemit, bashkë me kushërinin e vet 15 vjeçar.

Kushërini i tij ishte qëllue për vdekje nga nji kalimtar izraelit, ndërsa Manasra ishte plagosë.

Sulmuesit e plagosen randë nji izraelit 12-vjeçar, i cili po ngiste bicikllen në momentin e sulmit, si dhe nji burrë, i cili kishte marrë lëndime të lehta. Të dy janë shnosh plotësisht./Reuters

Ahmed Manasra, a 14-year old Palestinian, who was convicted of attempted murder for his role in an attack of a 13-year-old Israeli boy in 2015, leaves the courtroom after his sentencing at the district court in Jerusalem