Pamja që tronditi botën, kështu mbeten të paralizuemit nga përmbytjet n’Amerikë (foto)

Shtëpia e pleqve “La Vita Bela” në Dikinson asht evakuue mbasi që nëpër rrjete sociale u paraqit fotografia në të cilën duken të moshuemit e paralizuem në ujë.

Simbas BBC, uji për 15 minuta erdhi deri në naltësinë e belit.

Nga shtëpia e pleqve janë evakuue ma s’paku 18 persona.

Uragani tropikal “Harvey” e ka shkatërrue pjesën bregdetare të Texas’it, Hjustoni asht i përmbytun, ndërsa zyrtarët po paralajmërojnë se mund të jetë “edhe ma keq”.

Tash për tash janë konfirmue dy persona të vdekun, por tuten se numri i viktimave mund të jetë edhe ma i madh. /metro