Pamje me dron, kjo çka ka ba tërmeti në këtë pjesë të Italisë ka me ju shokue! (Video)

Mija njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kalue natën në kerre, tenda dhe strehimore të përkohshme, mbas tërmetit të katërt që goditi zonën në harkun kohor të tre muejve.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter, që konsiderohet ma i forti që prej vitit 1980, goditi në afërsi të rajonit ku mbetën të vdekun 300 persona gjatë tërmetit të regjistruem në muejin Gusht.

Fatmirësisht kësaj herë nuk pati viktima, por rreth 20 persona mbetën të plagosun.

Në qytetin e Norcias, në rajonin e Perugias, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që u shenue mëngjesin e së Diellës, disa nga  vendasit kanë vendos me qendrue në shtëpitë e tyne.

Ndërkohë të tjerë kaluen natën në çadrat e ngrituna pranë qytetit ose janë sistemue në kampet e emergjencës të ngrituna nga autoritetet në bregdetin e Adriatikut.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia asht në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërrue.

Dridhjet e tokës janë ndje edhe në Romë, ku, për pasojë, asht mbyll sistemi i metrosë.

Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetun pa strehë.

Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet me shkue te 100 mijë persona.

Mjaft rrugë janë mbyll për shkak të shembjes së dheut, çamjes në thellësi e përmbytjes nga dalja e ujit të lumenjve në këtë zonë.

Kryeministri italian Matteo Renzi në nji konferencë shtypi të mbajtun të dielën deklaroi se ka me ndërtue gjithçka.

Ndërkohë sot mblidhet Këshilli i Ministrave me Presidentet e katër rajoneve të damtueme nga tërmeti, për me marrë vendimet e duhuna në përballimin e kësaj situate emergjence.