Pamje nga droni: Qe si doket Hasanbegu i Shkupit mbas përmbytjeve!

Televizioni NOVA ka ba nji videoxhirim me dron në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Edhe ma tej në videoxhirime shihet qartë se ka ndodh nji kataklizëm e vërtetë e cila i ngjanë Cunamit.

Rrugë të vërshueme, shtëpi të damtueme, vetura të përmbysuna dhe shumë dame të tjera janë evidente të cilat mund të vërehen përmes këti videoxhirimi.

Nga ana tjetër shërbimet kanë vazhdue punën në mënyrë aktive për me i sanue damet.

Gjatë fatkeqësisë natyrore që ndodhi ditën e Shtunë në rajonin e Shkupit humbën jetën mbi 20 persona nga përmbytjet ndërsa dheta mbetën të lënduem.