Pamje që ta copëtojnë zemrën: Nji tjetër djalosh i mbuluem me gjak, shfaq tmerrin e Aleppo’s

Pamje që ta copëtojnë zemrën nga skena të betejës siriane në Aleppo, sulmet e fundit ajrore kanë goditë nji ndërtesë ku mbetën të vramë 25 persona.

Nji fotografi që po shpalos tmerrin në Aleppo asht edhe nji djalë i mbuluem nga pluhuni dhe gjaku, ndërsa vëllau i tij ma i vogël nuk arriti t’i mbijetonte sulmeve ajrore dhe vdiq,

Djali i vogël sirian që humbi vëllaun e tij gjatë sulmeve, shihet në nji spital të improvizuem n’Aleppo.

Ai shihet që pret, derisa askush nuk merret me lëndimet e tij të randa, mbasi të tjetër po bartnin të plagosun të tjerë nga shpërthimi i përgjakshëm.