Pamje të randa: Momentet kur tanket gjuejnë mbi civilët në Turqi!

Video të ndryshme të filmueme nga kamerat e sigurisë nga kande të ndryshme, kallxojnë ma së miri për tmerrin që kishte ndodhë në urën e Bosforit në Stamboll në natën e 15 Korrikut, kur civilët u përleshën me forcat ushtarake turke që u përpoqën me marrë pushtetin në këtë vend.

Derisa tanket qarkullonin në rrugët kryesore të Stambollit, ushtarët e uniformuem vazhdonin me i mbajtë të bllokueme dy urat ma të mëdha, atë të Bosforit dhe Fatih Sulltan Mehmet.

Atë natë ndigjoheshin pa ndërpre të shtana armësh dhe shpërthime, derisa ushtarët kishin marrë nën kontroll pikat strategjike, tue detyrue stafin e televizionit shtetnor të transmetoj drejtpërdrejt lajmin se ushtria turke kishte marrë nën kontroll situatën.