Pamje të reja nga përplasja e mbramshme ndërmjet simpatizantëve të VV’s dhe PDK’s (video)

Festa e simpatizuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’s mbramë ka përfundue me përleshje në mes dy palëve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhë në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

Menjiherë mbasi koalicioni PDK, AAK dhe Nisma kanë shpall fitoren në sheshin Skënderbe në Prishtinë dhe derisa simpatizantët e PAN’it po festonin, në anën tjetër ishin simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët për ma shumë se 30 minuta kanë bllokue rrugën mbrapa Komunë së Prishtinës, tue shkaktue kaos në komunikacion. Madje, simpatizuesit e VV’s, janë konfrontue edhe me pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Në internet janë shpërnda disa video, në të cilat shihet konfrontimi i simpatizuesve të LVV’s dhe atyne të PDK’s me pjesëtarët e policisë.