Pamjet e para nga krimi i randë në Pogradec, e mbytë gruen me sakicë

Krimi i randë mbrenda familjes ka tronditë sot Pogradecin.

Bashkim Mekolli ka qëllue me sakicë dhe thikë bashkëshorten e tij, Demirka Mekolli, (në foto). Mandej trupin e ka lanë në shtëpi.

Për krimin ka dëshmue baba i autorit. I moshuemi ka tregue se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të randë ekonomike.

Dëshmia e babës së Bashkim Mekollit:

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.

Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Shperndaje në: