Pamvarësisht puçit, SHBA vazhdon sulmet ndaj ISIS nga Turqia

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se përpjekja për puç ushtarak në Turqi, që ka dështue, nuk e ndalë luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).

Turqia, që asht aleati kryesor i Shteteve të Bashkueme në rajon, i ka lejue amerikanët që me përdorë bazën ajrore në Incirlik për lansimin e sulmeve ajrore kundër grupit militant.

Këto operacione ajrore janë bllokue përkohësisht nga qeveria e Turqisë mbas grushtshtetit të dështuem.

Pentagoni ka thanë sot se autoritetet e Turqisë e kanë rihapë bazën ajrore në Incirlik dhe se operacionet e udhëhequna nga Shtetet e Bashkueme kundër ISIS’it, kanë vazhdue nga territori i Turqisë.