PAN dhe AKR takohen në Prishtinë, a e arritën marrëveshjen?

Përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe ata të Aleancës Kosova e Re janë pajtue në terma të përgjithshëm për me bashkëqeverisë katër vjetët e ardhshme.

Burime të Klan Kosovës mbrenda Partisë Demokratike të Kosovës bajnë të ditun se në nji takim të zhvilluem në periferi të Prishtinës asht arritë pajtim mes palëve për me formue qeverinë së bashku.

Simbas të njajtit burim, PAN asht pajtue me ja dhanë AKR’s ministritë që i ka kërkue për m’u ba pjesë e qeverisjes.

Në këtë takim raportohet se asht përmendë edhe nji premtim që vet Behgjet Pacolli i kishte ba Ramush Haradinajt, kandidatit të PAN’it për kryeministër, derisa ky i fundit ishte në mbajtje në Francë.

Raportohet se Pacolli i kishte premtue Haradinajt në Francë se po t’i duhej përkrahja e tij për kryeministër të qeverisë së ardhshme, atëherë ai kishte me përkrahë.

Shperndaje në: