“PAN e ka emnin e kryetarit të Kuvendit, qe kur e paraqesim”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në emisionin “Monitor” në RTK, deklaroi se PAN ka emnin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, të cilin ka me paraqitë gjatë seancës së radhës.

‘’Kemi me ofrue nji kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe po të njajtën ditë kemi me votue Qeverinë Haradinaj, që të mos vonohemi”

Veseli gjithashtu tha se nuk kanë me lejue me ndodhë krizë politike.

“Nuk kemi me lejue krizë politike, dhe nuk kemi me lanë që asnji individ dhe parti me mbajtë Kosovën peng”