PAN: Jemi gati me ba Qeverinë

Gjatë ditës së nesërme pritet me u ba publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të mbajtuna me 11 Qershor. Ndërsa, asht paralajmërue që në 10 ditëshin e parë të Korrikut me u ba edhe krijimi i institucioneve të reja të Kosovës.

E lidhun me krijimin e këtyne institucioneve ende nuk asht ba e ditun se me kend ka me bashkëpunue koalicioni PAN, në mënyrë që të arrihet nji gja e tillë.

I kontaktuem nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës i cili njiherit ka sigurue edhe nji ulëse për legjislaturën e re në Kuvend, Pal Lekaj, ka theksuar se Qeveria ka me u formue dhe kjo gja ka me u ba shumë shpejtë.

“Na e vlerësojmë çdo votë dhe çdo qytetar të Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyne politike dhe të tjera bindje konform Ligjit. Qeveria ka me u formue, na e kemi dhe kemi me konfirmue shumicën që në seancën e parë, kurdo që të mbahet ajo, për m’i zgjidhë fillimisht strukturat e Kuvendit dhe tutje edhe qeverinë me kryeministër Haradinajn”, ka thanë Lekaj.