PAN nuk merr pjesë në seancën e sotme

Sot pritet me vazhdue seanca konstituive e nisun qysh javën e kalueme.

Në këtë seancë asht veç nji pikë e rendit të ditës: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Në këtë seancë, nuk pritet me marrë pjesë koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit, PAN.

Zyrtarë nga ky koalicion e kanë vlerësue si arbitrare thirrjen e kësaj mbledhje nga ana e kryesuesit, Adem Mikullovci