PAN propozon këtë datë për mbajtjen e seancës!

Enver Hoxhaj ne takimin konsultativ qe po mbahet me kryesuesin e seances Adem Mikullovci ka thanë se shprehin shqetësimin për mënyrën se si janë thirrë seancat e kalueme.

Ai ka thanë se si koalicion fitues kanë pas nevoje për kohë dhe konsultime si t’i qasen seancës konstituive.

Hoxhaj ka thanë se atyne ju asht dasht kohë edhe për hartimin e programit qeverisës.

Simbas Hoxhajt nuk konsiderojnë që ka pas bllokadë në formimin e institucioneve por e kanë shfrytëzue të drejtën e tyne që të konsultohen për mbajtjen e seancës.

Ai ka propozue se në seancën tjeter ku ata mendojnë të marrin pjesë ku edhe do ta propozojnë Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin duhet të mbahet javën e ardhshme më 24 Gusht.