A po e fitojme ma n’fund neser Qeverine dhe Kryeparlamentarin? PAN te Presidenti

Liderët e koalicionit PAN janë tue zhvillue nji takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit, njofton Klan Kosova.

Besohet se në këtë takim po diskutohet për caktimin e seancës konstituive.

Ky takim vjen mbas takimit maratonik që liderët e koalicionit PAN kanë pasë gjatë ditës së sotme me Listën Serbe, e ku besohet se u diskutue për ndamjen e pozitave mes këtij koalicioni dhe Listës Serbe.

Thuhet se këtij takimi, pritet me ju bashkue edhe  Lista Serbe.

 

 

Shperndaje në: