“Panama Papers” kërkon nga Kryeministri britanik kopjen e të gjitha të dhanave të klientëve të kompanisë

Kabineti i Kryeministrit britanik, David Cameron, ma n’fund ka pranue me u prononcue për rrjedhën e dokumenteve për rastin ”Panama Papers”, në të cilat baba i tij asht përmend në fund të rastit në fjalë.

Ata kërkuen kopjen e të gjitha të dhanave në rastet e të gjithë klientëve të kompanisë.

Reuters, thotë se rasti ‘Panama Papers’ mundet me qenë nji turp i madh për Kryeministrin David Cameron, i cili e ka përmend shpesh luftën kundër mashtrimit tatimor dhe evazionit fiskal.

Baba i Kryeministri britanik, Ian Cameron, asht përmend në disa dokumente nga 11.5 milion, sa asht rrjedha e publikimit, si dhe paraqitet nji referencë për disa anëtarë të Partisë së tij Konservatore në dhomën e naltë të parlamentit, ish-deputetë dhe donatorë.