“Panama Papers” – Zbulim ma i madh se Wikileaks: Qysh i mshefin miliarda dollare njerezit si Putin

island_landingpage_topslot

Diku para 1 vjeti, nji burim anonim e ka kontaktue gazeten gjermane  Süddeutsche Zeitung (SZ) dhe ja ka ofrue nji deng me dokumente te enkriptume, sekrete, te firmes Mossack Fonseca.

mossack fonseca

Mossack Fonseca asht nji firm ligjore qe i shet kompanite anonime offshore ne krejt boten. Kjo e ban te mundun qe ti me ba biznis ne menyre anonime dhe me i mshef kapitalin dhe fitimet.

Süddeutsche Zeitung ka vendose me i analizue keto te dhana bashke me  International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ).

“Panama Papers” asht afera ma e madhe mbas Wikileaks, ku me terabytes te dhana rrjedhin ne publik.
Per 12 muej, 400 gazetare nga 100 media ne 80 shtete, kane marre pjese ne analizimin e ketyne te dhanave e dokumenteve, qe u quejten “Panama Papers”.
Ketu perfshihen gazetaret e Guardian, BBC, Le Monde, dhe  La Nación e Argjentines. Mandej Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike gjemane NDR dhe WDR. Gazetare prej gazetes zvicrane Sonntagszeitung dhe revistes austriake Falter, bashke me koleget nga televizioni publik i Austrise ORF, etj.
panama-papers-putin

 

Çka zbulon afera “Panama Papers”?

 

•    Dymbedhete lidera shtetesh jane ne mesin e 143 politikaneve, familjeve te tyne dhe bashkepunetoreve te afert qe kane krijue keso offshore kompani.

•    2 miliard dollare te mshefuna ne keto kompani te çojne te – Vladimir Putin. Shoku ma i afert i Putinit, instrumentisti (çelo) i quejtun Sergei Roldugin – asht ne qender te skemes ku paret e bankes shtetnore ruse mshefen ne offshore. Nji pjese e tyne kane perfundue ne nji resort skijimi, ku çika e Putinit asht martue (shihe videon e The Guardian, ma poshte).

•    Ne mesin e liderave te shteteve me pasuni offshore jane  Nawaz Sharif, kryeminister i Pakistanit; Ayad Allawi, ish minister i mbrendshem dhe ish vice-presidenti i Irakut; Petro Poroshenko, presidenti i Ukraines; Alaa Mubarak, djali i ish prsidentit te Egjiptit; dhe kryeministri i Islandes, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson.

•    Gjashte anetare te Parlamentit te Britanise, tre prej tyne ish deputete te Partise Konzervative, dhe plot donatore tjere te partive politike.
•    Familjet e tete anetareve te Politbyros se Kinez, kane keso kompanish.

•    Njizet e tre individ qe i kane suportue regjimet ne Koren e Veriut, Zimbabwe, Rusi, Iran dhe Syri kane qene klienta te  Mossack Fonseca.
•    Anetari kryesor i Komitetit Etik te FIFA’s, Michele Platini dhe futballeri Messi.

r-CORRUPTION-huge
Kompania Mossack Fonseca ka mohue çfaredo akti joligjor ne punen e saj. Perfaqesues te kompanise thone se kjo kompani veprom plot 40 vjet dhe ka procedura strikte ne themelimin e firmave offshore.

Keto dokumente vijne nga dokumentacioni i kesaj firme qe asht themelue ne vitin 1977. Te dhanat e fundit jane nga Dhetori i vitit 2015.

“Ky nuk asht vetëm zbulimi ma i madh gazetaresk i shekullit, por edhe rrjedhja me e madhe e dokumenteve në botën e financave” komentonte gazeta Le Monde.

Në listë figurojnë emnat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në krejt botën dhe 29 prej 500 njerëzve ma të pasun në botë, simbas klasifikimit të Forbes.