Panama Papers, Milosevic i ka dërgue mbi 1 miliardë dollarë në Qipro përmes kompanive offshore

“Panama Papers”, skandali i mbi 11.2 milionë dokumentesh që zbuluen mënyrat e pastrimit të pareve dhe evazionit fiscal, përmes kompanive “offshore” apo “oazave tatimore”, janë të përfshimë edhe plot emna të politikanëve dhe biznismenëve serbë.

Qysh asht raportue nga mediat serbe, në dokumentet janë përmend emnat e ma shumë se 100 biznismenëve nga Serbia, në mesin e tyre janë Vuk Hamovic, Zoran Drakulic, Igor Sabo dhe Slobodan Milosevic.

Ish Presidenti serb, Slobodan Milosevic dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive offshore, në Qipro i kanë dërgue mbi nji miliard marka të vjedhuna nga qytetarët serbë, përfshi edhe dallaveret me shitjen e pasunive të Kosovës, shkruejnë mediat serbe.

Dokumentet e publikueme në bazës të disa të dhanave ka zbulue detaje të reja në lidhje me ngjarje të randësishme në vitet ‘90.