Panama Papers: Në radhë janë publikimet për Ballkanin

Hulumtues të krimit të organizuem dhe të korrupsionit paralajmërojnë se shumë shpejt kane me u zbulue dokumente që kane me nxjerrë në pah shpëlamjen e pareve që kanë ba udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit.

Paralajmërimet vijnë mbasi prej njanës prej firmave ma të medhaja ligjore në Panama, Mossack Fonseca, kanë rrjedhë dokumente që zbulojnë se si pushtetarë në tanë botën përdorin kompani të hueja, për me i mshef miliarda dollarë pasuni jashtë vendeve të tyne.

“Në Ballkan mundet me u zbulue nji numër i rasteve interesante”, ka thanë në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, Miranda Patrucic, nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuem dhe Korrupsionit (OCCRP), që asht nji rrjet i gazetarëve investigativë në tanë Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Na e kemi pasë qasje në nji bazë të të dhanave prej 2.6 terabajtësh. Kjo asht rrjedha ma e madhe që ka ndodh ndonjiherë dhe bahet fjalë për 11.5 milionë dokumente. Ka raste në Serbi, në Bosnje dhe në gjithë rajonin. OCCRP ka mbulue Azinë qendrore, Europën lindore, Rusinë, Ballkanin dhe Kaukazin. Tash për tash jemi fokusue në ato tregime që kanë qenë prioritet, si Presidenti i Rusisë, i Ukrainës, i Azerbajxhanit, i Kazakistanit. Mbasi të dalë cikli i parë, kemi me u fokusue edhe në këtë rajon dhe tregimi ka me qenë i shkëlqyem”, ka thanë Patrucic, e cila asht redaktore rajonale e OCCRP’s.

Dokumentet që kanë rrjedh deri më tash, e që janë emënue si “Panama Papers”, vanë sidomos theksin te krenët e Rusisë, Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Thuhet se ata janë të angazhuem n’operacione të dyshimta për me mshef pasuninë jashtë vendit.