Panama Papers, nisin hetimet për bankat zvicrane

Ndërkohë që megaskandali me kompanitë “offshore” në Panama sa vjen dhe thellohet, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare FINMA ka nis hetimet për disa banka zvicrane.

“Na duem me dit se cilat banka i kanë përdor shërbimet e firmave panameze tue i shkele ligjet zvicrane”, tha Thomas Bauer, President i FINMA’s.

“Na ndërkohë i kemi kontaktue institutet financiare zvicrane”, shtoi Bauer për mediat vendase.

Zvicra asht qendra ma e madhe botnore për biznise “offshore”.