Panama Papers – pëfshihen edhe zyrtarë prej Kosove!

panamapaper

Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuem dhe Korrupcionin (OCCRP) pritet të nxjerrë mbrenda dy javësh informacionet për Ballkanin që perfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”.

Redaktorja e këtij projekti, Miranda Patrucic i pohoi Zanit të Amerikës, se mund të priten informacione konkrete për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, përfshi Shqipninë, Kosovën dhe Maqedoninë.

“Sigurisht. Dokumentet dhe artikujt janë për çdo vend dhe sigurisht ato janë të ndryshme në mvarësi të sasive të parave ose personave të implikueme”, tha ajo.

“Ballkani nuk do të lihet mënjanë”, tha Patrucic, tue shtue se bahet fjalë për informacione për të gjitha vendet e rajonit.

OCCRP’s, si anëtare e Konsorciumit Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigativë, ju ofrue mundësia të bashkëpunojë dhe meqenëse ajo operon, n’Europën Lindore, Ballkan dhe Rusi, ajo do të analizojë dokumentet e këtij rajoni.