“Panama Papers” zbulohen emnat e parë prej Serbie

panammmaa

Rrjeti për hulumtimin e krimit dhe korrupcionit, KRIK në Serbi publikoi të Martën emnat ma të njohun nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht që kanë shfrytëzu shërbimet e studios ligjore panameze “Mossack-Fonseca”.

Disa nga emnat e perfshimë kanë qenë nën hetim ose të akuzuem për vepra penale që kanë të bajnë me të bamit biznis në parajsat fiskale.

Në mesin e emnave asht ai i afaristit Vladimir Delic, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali.

Gjithashtu asht edhe emni i afaristit serb Igor Sabo, i cili ishte ndjek edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.
Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emnat e personave që besohet se ishin të lidhun me ish-presidentin Slobodan Miloshevic dhe aferën e mshefjes së 1 miliard markave gjermane gjatë viteve të ’90-a në Qipro, transmeton tch.

Simbas investigimit “Dokumentet e Panamasë”, paratë dhe bizniset ruse hyjnë shpesh në Serbi të mshefuna mbas kompanive të regjistrueme në “parajsat fiskale”.

Në mesin e tyne janë katër rusë të pasun që bajnë biznis në Serbi tue përdor praktika të tilla dhe disa prej tyne janë në listën e personave që u asht ndalue lëvizja në Bashkimin Europian.

Oligarku rus Igor Rotenberg, shkruen KRIK, në rrugë të tilla ka ble akcionet e kompanisë ndërtimore “PPT Ingeniering”, ndërsa afaristi serb Milan Popovic ka hy në partneritet me miliarderin rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin Vladimir Putin.