Pandeli Majko kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës me foton prekëse

Ish-Kryeministri i Shqipnisë, në kohët ma të vështira për Kosovën, Pandeli Majko, ka kujtue Ditën e Çlirimit.

Ai e ka ba këtë të shoqnuem me nji fotografi të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila shtron tavolinën e bukës me 6 pjata, tue pritë kështu 5 anëtarët e saj të familjes, katër djemtë dhe burrin. Të gjithë këta të vramë nga serbët me 1999, ndërkaq dy djem dhe burri janë ende të zhdukun.

Statusi tij i plotë:

Sot, Dita e Lirisë së Kosovës, (12 qershor 1999 – 12 qershor 2016) kur hyrja e trupave të NATO-s zyrtarizoi çlirimin e vendit.

Po e kujtoj me foton e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova e cila rri e ulur në tavolinë e vetme me 5 pjata me gjellë të cilat janë vendosur për të përkujtuar bashkëshortin dhe 4 djemtë që forcat serbe vranë në Luftën e Kosovës.

I përjetshëm kujtimi i atyre që humbën jetën. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!