PAN’i tregon se kur merr pjesë në seancë

Koalicion PAN nuk e ka përjashtue mundësinë që të jetë pjesëmarrës në seancën e javës së ardhshme, nëse e njajta caktohet të mbahet, me kushtet e tyne, të cilat i banë të dituna në takimin e djeshëm konsultativ me shefat e grupeve parlamentare. Ndërkaq, seanca e sotme u mbyll nga kryesuesi i Kuvendit për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për me vazhdue atë. Enver Hoxhaj nga PDK- thotë se qëndrojnë mbas asaj që i kanë thanë rreth seancës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thanë të Ejten për Express se kane me u ba pjesë e seancës vetëm, simbas atyne, që i kanë ba tashma të dituna.

Deputetë të koalicionit PAN kanë kërkue ditën e djeshme që të Mërkurën e ardhshme të mbahet edhe nji takim tjetër konsultativ dhe vetëm atëherë edhe të caktohet seanca.