Panika para finales, gjendet nji mjet i dyshimtë në hotelin e Kombëtares së Francës!

Vazhdon paniku para finales së “Euro 2016”, derisa tashma konfirmohet shpërthimi i çantës së dyshimtë.

Ekipi anti-bombë ka mbërri në hotelin e Përfaqësueses së Francës, afër të të cilit asht gjetë nji çantë e dyshimtë.

Ajo asht shpërthye nga njësia për çaktivizimin e bombave, në orën 17:38.

Nji gjë e tillë asht ba afër hotelit të Francës, apo ma saktësisht 10 metra larg autobusit që duhet me i transportue futbollistët për në stadium.

Rrugët rreth hotelit janë evakoue dhe situata momentalisht asht nën kontroll.