Papa e ka nji kerkesë urgjente për Sirinë

papa

Papa Françesku sot bani thirrje për “ndërpremje urgjente të zjarrit” në Siri, e cila duhet me zgjatë së paku derisa të evakuohen banorët, e veçanërisht femijët, të cilët pesojnë nga bombardimet.

“Nuk asht në rregull të shtyhet. Me këtë ndjenjë e persëris thirrjen time.

I lutem personave pergjegjës me krejt forcat me sigurue ndërpremje urgjente të zjarrit, me miratue dhe ajo të respektohet, së paku derisa të evakuohen civilët, para se gjithash femijët, të cilët ende janë të ngujuem për shkak të bombardimeve të përgjakshme”, theksoi Papa.

Para mija besimtarësh, të cilët u grumbulluen në Sheshin “Shën Pjetri” në Romë, papa e theksoi ndjenjën e tij të “afërsisë me të gjitha viktimat e konfliktit johuman në Siri”.

Gjatë bombardimeve të vazhdueshme të disa pjesëve të qytetit Aleppo, që asht nën kontrollin e kryengritësve, vetëm dje jetën e kanë humb 25 civilë.