Papa e priti Merkelin n’audiencë private

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi sot vizitën e katërt në Vatikan për me takue Papa Françeskun.

“Jam e lumtun që ndodhem persëri këtu”, deklaroi Merkel përpara se të takonte Atin e Shejtë në audiencë private.

Pritet që në këtë takim Merkel dhe papa Françesku me diskutue edhe për samitin e muejit të ardhshëm në Hamburg të G20’tës, në nji kohë kur kancelarja po pregaditet për zgjedhjet parlamentare të cilat kanë m’u zhvillue në Shtator.