Papa e priti presidentin Thaçi në audiencë private, kjo ishte tema e diskutimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji audiencë private asht prite sot nga Ati i Shejt, Papa Francesco, në Selinë e Shejt në Vatikan.

Presidenti ka theksue se Kosova vazhdon me i ruejt urimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqni – dashninë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqni, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin.

“Vatikani asht udhërrëfyes dhe motivues për me qëndrue të paluhatun në mbrojtjen dhe promovimin e këtyne vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nanën Terezë, sepse askush ma mirë se ajo nuk i ka mbrojtë dhe përhapë kudo në botë këto vlera”, ka shtue ai.

Thaçi asht shprehe i lumtun dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtue marrëdhanie miqësore me Selinë e Shejt.

Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shejt për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme. “Kosova asht shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, ka shtue ai.

Shperndaje në: