Papa flet për nji ‘pushtim arab’ t’Europës

Fjalët e tij janë të pazakonta, edhe pse të qarta.

Papa Françesku, tue komentu krizën e refugjatëve n’Europë, tha se “mund të flasim për nji pushtim arab”.

Kështu citon gazeta Osservatore Romano.

“Ky asht nji fakt social”, tha Papa.

Komentet e Papës u banë mbas nji takimi me anëtarët e lëvizjes sociale franceze Poissons Roses në rezidencën papale, Santa Marta.

“Sa pushtime ka njoft Europa në rrjedhën e historisë së saj, por ajo ka ditë gjithmonë që të tejkalojë këto situata, për t’u rritë mes shkëmbimit të kulturave”.

Papa bani thirrje që të ketë nji vrull të ri drejt bashkimit të kontinentit.

Europa duhet me la mbas egoizmat nacional dhe lojnat politike, tha Papa.

Simbas tij, duhet shtu ma shuëm vetëdija për rranjët kulturore.

Papa bani thirrje që të përqendrohet ma shumë vëmendja në promovimin e familjes, ndërkohë që shkalla e lindjeve në vende si Spanja apo Italia asht shqetësuese.