Papa Francesco: Po vuej nga vrasjet e të pafajshmëve në Mosul

Papa Françesku ka thanë sot se egërsia e luftimeve në qytetin irakian, Mosul, po e ban atë me qajt, si dhe po e len pa fjalë.

Papa tha para 50.000 besimtarëve të mbledhun sot për bekimin e Angelus, se: “Jam tue vuejt nga vrasjet e shumë djemve të tokës së dashun, në mesin e të cilëve janë edhe shumë fëmi.

Ai ka thanë se në këto orë finale, ai qëndron pranë njerëzve të Irakut.

“Shpirtat tanë vuejnë nga këto veprime brutale të dhunës që po bahet kundër civilëve të pafajshëm për tash e sa kohë, qofshin ata myslimanë apo të krishtenë,” ka thanë Papa.