Papa Françesku pritet me vizitue Kosovën me 5 Shtator të 2017’s

Papa Françesku mundet me vizitue Kosovën me 5 Shtator të vitit 2017, mbasi që Kisha Katolike në Kosovë i ka ba ftesë Papës me ardh në këtë datë, tha Vikari gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji.

 

Sigurisht që dëshira e Papës është t’i vizitojë vendet ku ka multietnicitet. Kisha katolike ia ka bërë ftesën Papa Françeskut. Ne kemi ftuar Papa Franceskon të vije me 5 shtator me 2017, ku do të bëhet një vjetori i shenjtërimit të Nënës Terezë”, tha ai.

 

Ai ka folë edhe për festën e Pashkëve dhe mesazhin e kësaj feste.

 

Pashkët e kanë një mesazh gjithënjerëzor, që do të thotë rimëkëmbja, ringjallja fuqia e re. Është një histori e mrekullueshme ku zoti bashkë me njeriun bëhen protagonistë të një mundësie të re të nj jete të re, që të mos jemi më të prirë nga egoizmi, nga lakmia, nga dëshira për sukses, për shtypje, për nam, nga dëshira për t’i shkelur të tjerët”./KlanKosova