Papa Francis përqafon ish-prostituta, mes tyne dhe nji shqiptare

papa

Gjatë meshes jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Francis ka pase nji përqafim domethanës, me nji grup prej 50 grash, ish­ prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme, të cilat kanë përjetu tragjedinë e prostitucionit sepse kanë qenë viktima të trafikimit.

“Edhe gratë e detyrueme me u prostituue kanë diçka të bukur mbrenda tyne, që mujn me nda me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me te, sidomos per fëmitë e tyne”­.

Dhe në fakt, në grupin e tyne nuk mungonin as fëmi, raporton Klan.
“Në vitet e fundit, – thotë At Daniele për Osservatore Romano – kemi taku shumë vajza, nji pjesë e tyne po e vazhdon udhëtimin me ne, ndërsa të tjera kanë fitu autonomi, bile edhe tue u kthy edhe në vendet nga vinin te familjet e tyne. Kemi taku edhe familjet e tyne, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe ma shpesh ato rumune.”