Papa kallxohet i madh: Qe çka thotë për fenë islame

papa

Kreu i Kishës Katolike, Papa Francesco tha mbramë se identifikimi i Islamit me dhunë asht e pandershme, raporton Anadolu Agency.

“Nuk asht e drejtë që Islami të identifikohet me dhunë. Nuk asht e drejtë dhe nuk asht e vërtetë. Besoj se në secilin religjon gjithmonë ka nji grup të vogël fundamentalistësh”, tha Papa tue u përgjigjë në pyetjen e gazetarëve përse asnjiherë nuk përmend Islamin kur dënon terrorizmin ose dhunën tjetër.