Papa lutet për viktimat e sulmeve n’Bruksel

papalutjet

Papa Françesku ka ba thirrje për “denim unanim” të sulmeve ekstremiste në Bruksel dhe gjetkë.

Papa asht drejtu sot para mija njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, me lutje të heshtun për viktimat e sulmeve në kryeqytetin belg.

“U baj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të bashkohen në denimin unanim të këtyne gjanave të neveritshme që shkaktojnë vetëm vdekje, terror dhe horror”, ka thanë Papa.

Ai u ka kerku njerëzve që të vazhdojnë të luten, të ngushëllojnë ata që vuejnë dhe “të kthejnë zemrat e atyne njerëzve të verbuem nga fundamentalizmi mizor”.

Ambasada e Shteteve të Bashkueme në Romë ka lëshu nji alarm udhëtimi, tue keshillu për kujdes të veçantë gjatë festave fetare.

Këtë fundjavë festohen Pashkët.