Papa lutet për viktimat e sulmit në Gaziantep të Turqisë!

Papa Françesku ka kërkue nga qinda njerëz të luten në heshtje për viktimat e sulmit në nji dasmë, në Gaziantep të Turqisë.

Në lutjet e së Diellës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha se ka ndigjue për “lajmin e keq”.

“Kam marrë lajmin e keq për sulmin brutal, që ka godit mbramë Turqinë. Le të lutemi për viktimat që janë vra ose plagos dhe të kërkojmë nga Zoti paqe për të gjithë”, tha Papa.

Sulmi në Gaziantep, qytet që ndodhet pranë kufinit me Sirinë, ka lanë 50 veta të vramë dhe dheta të tjerë ta plagosun.

Autoritetet turke kanë fajësue grupin militant Shtetin Islamik.