Papa: Masakra në Armeni nga turqit ishte gjenocid dhe pikë!

papa

Mbas përcaktimit të sulmeve të Perandorisë Osmane në 1915 si gjenocid nga vetë Papa Francesco, ai ka reague sërish, tue dhanë nji mesazh të fortë këtë çashtj.

Papa nuk ka ngurrue me i mbrojtë deklaratat e bame në Jerevan, ku masakrën ndaj armenëve në vitin 1915 e përkufizoi si “gjenocid”, gja që ngjalli zemërimin e Turqisë.

“Unë nuk di që ka term tjetër, kam ngue tue e quejtë ‘e keqja e madhe’ apo ‘tragjedia e tmerrshme’, ndërsa shmanget përcaktimi ‘gjenocid’. Unë vet kam folë për tri gjenocide të shekullit të kaluem: atë të armenëve, atë të Hitlerit, e në fund atë të Stalinit”, përfundoi Ati i Shejtë, Papa Francesco.