Papa mbërrin në Lesbos: Refugjatët janë njerëz, jo numra!

papa

Pope Francis, së bashku me patriarkun ortodoks, Bartolomeu, mbërritën sot në mëngjes në ishullin e Lesbos, ku ndodhen refugjatë dhe migrantë në pritje drejt vendeve të BE’s.

N’aeroportin e Mitilinit, pritet që Papa të zhvillojë nji takim privat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, përpara se të vizitojë nji qendër refugjatësh dhe të takohet me drejtuesit dhe banorët lokalë.

“Po shkoj me takue katastrofën ma të madhe mbas Luftës së Dytë Botnore”, deklaroi Papa për gazetarët e pranishëm në avionin papal.

”Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz”, theksoi ai.