Papa në “Auschwitz”: Zoti e faltë mizorinë!

Papa Francesco zhvilloi nji vizitë të heshtun në kampin e përqëndrimit të Auscwitz ku gjatë viteve 1940-1945 kanë humbë jetën rreth 1.1 milionë njerëz, pjesa ma e madhe e të cilëve ishin hebrej.

Ai ka preferue me u lutë në heshtje për 15 minuta dhe me ecë pa dhanë asnji deklarate.

“Zoti faltë kaq shumë  këto mizori, Zati pastë meshirë për popullin e tij ” ishin të vetmet fjalë që Ati i Shejtë shkroi në librin e vizitorëve. Papa vensdosi nji qiri të bardhë në Murin e Vdekjes ku janë egzekutue shumë të burgosun si dhe vizitoi vendin ku ka qëndrue Saint Kolbe, nji prift polak, i cili gjatë luftes sakrifikoi jetën e tij për nji tjetër person.
Ati i Shejtë, i cili asht papa i tretë qe viziton ketë kamp ka me u takue edhe me disa nga të mbijetuemit e Holokaustit.

Papa vendosoi ta vizitojë në kambë kampin tue kalue Portën ku shkruhet edhe thania e famshme “Puna të ban të lirë.”