Papa nenshkruen dekretin e shejtnimit te Nanes Tereze me 15 Mars

Me datën 15 Mars, gjatë Asamblesë së Kardinalëve, Papa Françesku ka me nenshkrue dekretin për shejtnimin e Nanës Tereze.
Në të njajtën Asamble, Ati i Shejtë ka me caktue gjithashtu edhe datën e shpalljes së shejtnimit të shqiptares, që mendohet me qene 4 Shtatori, data e largimit nga jeta e Nanës Tereze.
17 Dhjetorin e kaluem, Papa Françesku i njohu zyrtaisht Nanës Tereze mrekullinë e dytë, ate të nji shërimi të plotë të nji besimtari brazilian nga nji tumor në tru.

Ndërsa mrekullia e parë ishte shërimi i nji 30-vjeçare nga Kalkuta, e cila deklaroi se ishte shërue nga kanceri në stomak mbasi ju ka lute Nanës Tereze.
Para nji dite, Papa Françesku e përmendi humanisten shqiptare ndërsa nderoi kujtimin e 4 motrave të urdhnit ungjillor të saj, të vrame në Jemen.
Gjatë Asamblesë ka me u vendose gjithashtu edhe vendi se ku ka me u nderue shejtnimi i Nanës Tereze, ku alternativat ma të mundshme janë Kalkuta ose Roma, gjatë Jubilehut të kujtimit ndaj mjerimit.