Papa: Përkushtimi i Nanës Terezë ka ba që zani i saj me u ndigjue nga Zoti

Papa Françesku, mbas shejtënimit të Nanë Terezës, në fjalën drejtue mija të pranishmëve ka thanë se kjo punëtore e palodhun e meshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës asht dashnia ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni.

Papa Françesku tha se Nanë Tereza asht angazhue në mbrojtjen e të braktisunve dhe jetës, tue shpall pareshtun që kush nuk ka lind akoma, asht ma i lig.

Angazhimet e saj, simbas tij, kanë ba që zani i saj të ndigjohet nga Zoti.
”Sot ua dorëzoi këtë grue mbanë botës, kjo punëtore e palodhun e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës asht dashnia ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni.

Nanë Terezës i pëlqente të thoshte, se ndoshta nuk flas gjuhën e tyne por mund të buzëqesh.

Të bartim buzëqeshjen e saj e t’u dhurojmë veçanërisht atyne që vuejnë dhe atyne që kanë nevojë për mirëkuptim e butësi”, tha ai.

 

papapa