Papa pret familjaret e krishtenë, mysliman e hebre të Nicës!

Papa Françesku i ka prit sot në nji takim në Vatikan të afërmit e viktimave të sulmit me kamionë në Nice, Francë, ku i ka inkurajue me i rezistue, siç tha ai, joshjes së madhe për t’ju kundërpërgjigj urrejtjes dhe dhunës me dhunë.

Në mesin e atyne qe u priten në Vatikan nga Papa ishin edhe të krishtenë, myslimanë dhe hebre.

“Gëzohem kur shoh se në mesin tuej, marrëdhaniet ndër-fetare janë shumë të forta, dhe kjo s’ka si tjetër përveç me kontribue në lehtësimin e plagëve të këtyne ngjarjeve dramatike,” ka thanë Papa.

Ai, po ashtu u ka ofrue ngushëllimet e veta pjesëmarrësve në këtë ngjarje.

 

2-papa

 

2-papaaaa

 

3-pappa