Papa viziton refugjatët. Sa prej tyne i merr n’Vatikan?

Pope Francis vizitoi nji qendër refugjatësh në ishullin grek të Lesbosit, prej nga deklaroi: “Ju nuk jeni vetëm”.

Në këtë kamp jetojnë ma shumë se 3 mijë persona, disa prej tyne rrezikojnë deportimin në Turqi.

Papa tha se udhëtimi i tij në Greqi bahet për të deshmue “katastrofën ma të randë humanitare që prej Luftës së Dytë Botnore”.

Mija njerëz kanë ngec në Lesbos mbas marrëveshjes mes BE’s dhe Turqisë për të lehtësu fluksin e emigrantëve.

Vatikani insiston se vizita e Papës asht thjesht për arsye humanitare dhe fetare dhe nuk duhet të shihet si kritikë ndaj deportimeve.

Dheta refugjatë vërshuen për të pa Papën. Disa mbanin banera ku kerkonin ndihmë.

Papa do të marrë me vetë dhetë refugjatë kur të kthehet në Romë.

Papa në Lesbos u prit nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe me kreun e kishës ortodokse Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, ku së bashku derguen mesazh humanizmi në vizitën te qendra e pritjes dhe regjistrimit të emigrantëve në këtë ishull.
Ngjarja mbulohet nga 400 gazetarë nga vende të ndryshme të botës.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite historike asht përcjellja e nji mesazhi të fortë humanizmi dhe solidariteti mbarëbotënor në përballimin e krizës së refugjatëve.

 

 

2-papa

 

3-papa

 

4-papa

 

5-papa

 

6-papa

 

8-papa

 

9-papa

 

10-papa