Papunësia e zhvillimi i ulët ekonomik – anmiqtë ma të mëdhaj të Kosovës

Në takimin e Odës Ekonomike me Ministrat e Tregtisë e Industrisë dhe atë të Financave, u trajtuen nji mori temash në të mirë të zhvillimit ekonomik e përkrahjes së bizniseve.
Kryetari Safet Gërxhaliu e dënoi njajtë si pengimin e lëvizjes së lirë të biznismenve kosovarë përmes Serbisë, po ashtu edhe rrximin e kamioneve me mallna nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se papunësia e zhvillimi i ulët ekonomik janë anmiqtë ma të mëdhaj të vendit tone, e gjestet e tilla simbas tij, damtojnë bizniset kosovare ngase kjo asht kundër vullnetit të tyne.
Themelimi i Fondit për Garanci Kreditore, unifikimi i bizniseve me qëllim të uljes së burokracisë dhe ndërtimi i zonave ekonomike, janë disa nga çashtjet që ngriti ministrja e Tregtisë dh Industrisë, Hykmete Bajrami.
E simbas ministrit të Financave Avdullah Hoti, suksesi bizniseve private në kuadër të Odave Ekonomike asht sukses i Qeverisë.
Ndër të tjera, Hoti njoftoi se Qeveria së shpejti ka me nisë investimet përmes klauzolës që janë parapa rreth 520 milion euro, me qëllim të përmisrësimit të bizniseve etj.
Ai poashtu përsëriti reformat e bashkimit të Doganës me Administratën tatimore me qëllim të zvogëlimit të burokracisë dhe uljes të informalitetit.