Para vendimit për Karadžić arrestohet ish-zadhanësja e Hagës

Florence Hartmann

Ish-zadhanësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Florence Hartmann, u arrestu sot pak para shpalljes së vendimit të gjykatës për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karadžić.

Zyrtarët e Gjykatës nuk kanë komentu këtë arrestim.

Florence Hartmann, me shtetësi franceze, ishte denu në vitin 2009 për “shpërfillje të gjykatës”.

Ajo kishte botu nji libër për periudhën kur shërbente si zadhanëse e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, tue publiku edhe “materiale të besueshme” që lidheshin me gjykimin e ish-presidentit serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Ajo ishte denu me 7 mijë euro, të cilat ma vone janë shndërru në denim me burgim.