Para zgjedhjeve, AAK e ka veç nji opcion për koalicion

AAK dhe Nisma të vetmin opcion për koalicion parazgjedhor e kanë me partinë AKR, ndërsa koalicionet me subjektet tjera ata as nuk i kanë mendue.

Kështu ka thanë për Indeksonline, nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili shton se janë në bisedime me AKR, por se ende nuk ka asgja definitive.

“Së bashku me Nismës, jemi në bisedime me AKR dhe kaq sa ju përket koalicioneve parazgjedhore. Nuk kemi ndonji risi, por ende nuk asht definitive me AKR. Nuk kemi mendue dhe nuk kemi kontaktue me subjektet tjera politike”, ka thanë Lekaj.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve mbas zgjedhore, Lekaj thotë se nuk kanë vija të kuqe me asnji parti dhe se për këtë qytetarët kanë me tregue se me kend kanë me ba koalicion.