Paralajmërim i keq për sulmet n’Europë

Koordinatori i Bashkimit Europian (BE) për Luftën Kundër Terrorizmit Gilles de Kerchove, tha se pritet që sulmet terroriste n’Europë me vazhdue edhe për ma shumë vite.

Eksperti i drejtësisë dhe sigurisë belgu Kerchove, në nji intervistë për gazetën spanjolle ‘El Mundo’ ka fol mbi sulmet e fundit terroriste të Europës dhe kërcënimet në t’ardhmen.

Ai pretendon se Europa ka me qenë e ekspozueme edhe nga sulme të tjera.

“Në Europë ka ma s’paku 50 mijë radikalë. Sulmet e ngjashme si ato në Barcelonë kanë me vazhdue edhe në vjetet e ardhshme”, tha Kerchove, percjell Anadolu Agency.